Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një dyshim për xhelozi, të paktën siç pretendon dhe denoncuesi, ka qenë molla e sherrit mes tij policit kufitar të Korçës që u pezullua nga detyra për ushtrim dhune.
Qytetari Ilir.T thotë se me policin kishin 15 vite njohje. Por një episod në Kostur me gruan e Inspektor Gjergji Gjorgjit duket se ka trazuar ujërat mes tyre.
?Po ikja në Athinë, kisha një punën time. Pa vajtur në Kostur është një kantinë, atje morëm nga një hamburger për të ngrënë. Vjen gruaja e tij me një vajzë tjetër marrin dy kafe. Më flet: Ilir çfarë bën? I them: Mirë, ti si je? I thashë ik, i ke të paguara këto kafe. Më tha: Jo faleminderit Ilir. I kam të prishura.Ajo iku në punën e saj, unë në punën time.Nuk e pashë më. Për këtë u bë xheloz polici. Unë kam dëshmitarë, nëse ka ndonjë fjalë më tepër ngacmuese, direkt të mbaj përgjegjësinë unë deri më një?.
Ilir.T tregon edhe debatin me policin deri tek dhuna e ushtruar ndaj tij.
?Patëm një debat kot së koti. Më tha: Ti Ilir, hamshor i gruas time je? I thashë çi këto fjalë? Sikur më ra tërë mali mbi kokë. I thashë kam 15 vjet që njihem me ty, hajde ta sqarojmë me gruan. Nëse ashtu, ti mua të më ekzekutosh. Duke ecur më godet mu në sy, rashë përdhe dhe pastaj më futet dhe me shqelma në turi. Më ka thyer hundën dhe syrin akoma dhe sot, po bëj tre javë dhe nuk e kam shikimin e duhur. Bëra denoncimin, erdhën ata të SHÇBA. Prita të zgjidhet në rrugë ligjore?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullohet-polici-kufitar-dhunoi-qytetarin-jashte-orarit-te-punes/