Biznesi “call center” në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipërmarrësit shqiptarë që operojnë në sektorin e telekomunikacionit, e konsiderojnë një lajm të keq, miratimin nga senati italian të ligjit për ?Call center?. Sipas tyre ky ligj do të ketë efekte graduale në zhvendosjen e disa kompanive në tregjet europiane, çka për rrjedhojë do të shoqërohet edhe me rritje të papunësisë. Por cilat janë rregullat e forta të ligjit italian që penalizojnë këtë veprimtari në një vend si Shqipëria? Bizneset e kësaj fushe pritet të unifikojnë qëndrimin në disa kërkesa që mund ti drejtojnë qeverisë shqiptare, konkretisht me rishikimin e kontratave të punës për punonjësit, si një mënyrë për ulur disa kosto të panevojshme. Aktualisht ne Shqipëri operojnë mbi 800 kompani call center me rreth 25 mije te punësuar, kryesisht te moshave te reja.

Free Traffic Exchange