Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratave për zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan që u vra në Fier para 3 ditëve duke u shprehur se pas denoncimit, policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, ndërsa urdhri i gjykatës nuk është dërguar në polici dhe për këtë përgjegjësit duhet dënohen.
Tahiri thotë se është dhunuesi institucional, që i la rrugë të hapur dhunuesit që i mori jetën një njeriu.
"Pas denoncimit të të ndjerës, Policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, dhe ka kërkuar menjëherë pranë Gjykatës Fier lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.