Report TV - Ndarja nga jeta e Stefanit, Ilir Yzeiri: Sharjet t’i mbajnë për vete

2017-02-22 3

?Andrea Stefani ishte një njeri pa vese?, kështu ka deklaruar Ilir Yzeiri, gazetari, pedagogu dhe miku më i mirë i analistit që u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Duke folur për sëmundjen e analistit, i ftuar në studion e Report TV me gazetaren Erjona Rusi, Yzeiri është shprehur se Stefani ishte një njeri që e kishte përballuar shumë mirë dhe se vdekja e tij u erdhi shumë papritur.