Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën e Lartë ku me 50 mijë euro shitej vendimi i pronësisë, gjykatësja Majlinda Andrea do të dalë të hënën më 5 dhjetor para kolegëve të saj për t'u njohur zyrtarisht me akuzën.
Report Tv ka siguruar një kopje të kërkesës për gjykim, ku sipas hetimeve rezulton se vendimi në favor të palëve Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe sekserit Petraq Dashi është dhënë 24 orë pasi ata kanë paguar paratë.
Po nga kjo dosje e siguruar nga Report Tv del në dritë fakti se ky hetim është dekonspiruar dhe gjyqtarja Majlinda Andrea kish dijeni se për ryshfetin që do paguhej kish nisur një hetim.