Aktori shqiptar i njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe në teatër, Luftar Paja u ndërua me titullin ?Simbol i Qytetit? nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
I shoqëruar edhe nga aktorë të njohur të brezit të tij, miq dhe familjarë, Luftar Paja u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i dorëzoi titullin ?Simbol i Qytetit?, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film.