Report TV - Mjekia Marsida Duli: Mos i çoni fëmijët e sëmurë në kopshte

2017-02-22 31

E ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv mjekia nefrologe Marsida Duli këshillon prindërit që fëmijët e sëmurë nga virozat e stinës të mos i çojnë në kopshte.

?Virozat e stinës së dimrit fillojnë nga nëntori dhe mbarojnë në mars. Problematika ka për të moshuarit dhe për fëmijët. Jo vetëm gripi por edhe sëmundjen e rrugëve të frymëmarrjes janë shumë ngjitëse dhe ajo që rekomandohet është minimizimi i kontakteve me njerëz të infektuar. Shumë prindër çojnë fëmijë të sëmurë në kopshte dhe edukatoret pranojnë t?i mbajnë, kjo nuk i shërben as fëmijës por ndikon edhe te fëmijët e tjerë", tha mjekia.