http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pyjet e geshtenjes, nje ansambel monumental i rralle i natyres shqiptare, nje pasuri e jashtezakonshme per banoret e zonave te Recit e Tropojes.(efekte pamje te pergjithshme dhe artistike te masiveve pyjore).Futemi ne masivet e geshtenjes te cilet jane ndare ne parcela sipas familjeve qe i kane ne pronesi.Shumica e drureve jane disa shekullore, gjurmet qe ka lene koha mund ti dallosh lehtesisht.Por nuk mungojne as filizat e rinj sepse pylli e riperterin vazhdimisht veten.Ne pamundesi per te percaktuar moshen njerzit ketyre aneve kane thurur gojedhena e legjenda qe jane trasheguar nga njeri brez tek tjetri.Renjet depertojne thelle ne toke dhe pershkoje te gjitha shtresat e saj, lartesia arrin deri ne 15 metra ndersa kurora ka nje diameter qe varion nga 5 ne 7 metra, kjo ben qe druret te jene te nje distance te larget per te mos e penguar rritjen e njeri-tjetrit.Frutat jane te grupuar 2 ose tre cope brenda nje boceje e cila ne kulmin e pjekjes shkeputet nga pema.Rezultatet e analizave japin te dhena te sakta per aromen, shijen ngjyren dhe vlerat ushqyes.(Pamje te Pyjeve te Geshtenjes ne Rece e Tropoje)Ashtu sic kane te perbashketa produktet e ketyre zonave te veriut kane edhe dallime mes tyre.Geshtenja eshte nje frut qe e gjejme edhe ne jug te vendit.Por ajo e Recit e Tropojes kane vecori qe lidhen me territorin nga vijne.Me nje siperfaqe prej afro 545 hektaresh masivi pyjor i Recit shtrihet ne mbi 9 fshatra.