“Negociatat”, Rama në Berlin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një periudhë shumë të rëndësishme për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama takon të hënën kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi do zhvillohet, me ftesën e drejtueses së qeverisë së vendit më të fuqishëm në Bashkimin Europian, fjala e të cilit gëzon një peshë specifike. Padyshim, që në takim do të flitet mbi sfidën kryesore të vendit tonë, atë të hedhjes së hapit të madh, të çeljes së negociatave për anëtarësim, pas rekomandimit që Komisioni Europian. Qeveria gjermane e ka bërë të qartë mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë të veçantë të ligjit për kontrollin e pastërtisë së gjykatësve dhe prokurorëve, njohur ndryshe si ?Vetting?-u përbën një kriter nga i cili është bërë e qartë se varet shumëçka në funksion të procesit. Pak ditë më parë, në mbështetje të integrimit europian foli Presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert, i cili theksoi se ndjesia është që Shqipëria është prej kohësh anëtare jo formale e klubit, por për t?u bërë pjesë e plotë e saj, duhet më parë të plotësohen kushtet. Vendimi final për çeljen e negociatave për anëtarësim, pas rekomandimit të Komisionit Europian, i takon Këshillit Europian, ku duhet të shprehet në favor të gjitha vendet anëtare të Unionit. Por, përveç ecurisë së reformës në drejtësi, në takimin me Kancelaren Merkel do të flitet edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke u përqendruar tek investimet gjermane në Shqipëri. Gjithashtu, një pikë tjetër e bisedës do të jenë edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Qeveria gjermane e ka shprehur disa here qëndrimin se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Free Traffic Exchange