Një automjet ka shpërthyer pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit.
Automjeti tip "Land Rover" me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, i parkuar në lagjen "Taulantia" është përfshirë nga flakët, ndërsa më herët është dëgjuar një shpërthim. Sipas policisë së Durrësit, pronari i mjetit nuk figuron me precedentë penal, ndërkohë burime të pakonfirmuara thonë se makina përdorej nga bashkëshortja e një punonjësi Hipoteke në Durrës.