http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy shofere te ministrisë se Jashtme shqiptare, qe transportonin libra ne gjuhen shqipe drejt Greqisë u ndaluan per rreth dy ore këtë te hënë nga policia greke ne Janine. Autoritetet e vendit fqinj konfirmuan ndalimin e dy shofereve Altin Tafa dhe Agim Asllani, te cilët me pas u lanë te lire. Sipas policisë se vendit fqinj ne automjetin e tyre u gjeten abetare dhe libra. Dy shoferet u akuzuan per shpërndarje te materialeve propagandistike. Por me ndërhyrjen e ministrisë sonë te Jashtme dhe Ambasadës Shqiptare ne Athine u be i mundur lirimi i shofereve. Sipas autoriteteve greke, materialet qe transportonin te ndaluarit nuk ishin te vulosura, ose u mungonte fleta e shoqërimit, qe konsiderohet kundravajtje. Per rrjedhoje, Tafa dhe Asllani u shoqëruan ne policinë e Janinës dhe u morën ne pyetje ne lidhje me librat qe kishin ne automjet. Kjo ngjarje ndodh ndërsa tensionet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kane qene te larta ditët e fundit. Shkak u be nje vendim per prishjen e disa shtëpive te minoritareve greke ne Bashkinë e Himarës, si pjese e planit rregullues te qytetit. Kjo solli reagime te ashpra te Ministrisë se Jashtme Greke dhe te shtypit te vendit fqinj. Madje mediat shkuan deri aty sa përmendën edhe nje veto te mundshme te Greqisë ndaj hapjes se negociatave te anëtarësimit te Shqipërisë ne Këshillin Europian ne dhjetor.