Ora News – Shkodër, lihen të lirë 4 tregtarët e duhanit, shefi i krimeve pezullohet nga detyra

2017-02-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka dhënë detyrim paraqitje 4 tregtarëve të duhanit të arrestuar pas përplasjes që ata patën në aksionin e antikontrabandës dhe krimit ekonomik për sekuestrimin e duhanit në lagjen ?Rus?.
Ka qenë kërkesa e prokurorisë që për Arjan Halilin, Marjan Palalejn, Denis Zefin, dhe Astrit Muçajn të caktohej kjo masë sigurie.
Mbi këta shtetas ishte ngritur akuza e kundërshtimit të personave që kryejnë funksione publike, vetëm për rastin e doganierëve.
Ndërsa për goditjen e shefit të krimit ekonomik, Pjerin Lazri, nuk është ngritur akuza, pasi ky i fundit në operacion nuk ka patur shenje dalluese që ishte punonjës i policisë.
Jashte mjediseve të gjykatës së Shkodres, ndërsa zhvillohej gjyqi me dyer të mbyllura i kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu, qëndronin kolegët e 4 tregtarëve.
Ata shprehen se ndonëse ndaj 4 tregtarëve u mor kjo masë dhe disa herë janë përballur me të tilla aksione sekuestrimi, sërish do të vijojnë të shesin duhanin e kultivuar në tokat e tyre pasi nuk kanë të ardhura të tjera.
Shteti duhet të gjejë një zgjidhje sipas tyre që të mos ketë më të tilla sekuestrime, që tregtarët i quajnë grabitje pasi nuk plotësohet asnjë dokument kur u merret malli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lihen-te-lire-4-tregtaret-e-duhanit-shefi-i-krimeve-pezullohet-nga-detyra/