Hapja e dosjeve të sigurimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje vit e gjysme pas miratimit te ligjit për hapjen e dosjeve është ngritur edhe autoriteti qe do te realizoje kete detyre. Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturat qe do t?i çohen seancës për votim. Nga 5 anëtare qe ka ky institucion votimi është formal per 3; Gentiana Sulen si propozim i Këshillit te Ministrave, Daut Gumenin dhe Simon Smiraken si propozime te shoqatave, i pari i mbështetur nga socialistet dhe i dyti nga demokratet. Ndërkohe qe per 2 anëtaret e tjere qe i takojnë Parlamentit, ka pasur 3 propozime nga 3 partitë me te mëdha PS, PD dhe LSI. Per opozitën, mazhoranca duhet te pranoje qe nje vend t?i jepet opozitës, por kjo është refuzuar nga shumica ne Komisionin e Ligjeve. Ligji ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë? ose siç njihet ndryshe ligji per hapjen e dosjeve është ligji, zbatimi i te cilit është zvarritur me shume gjate kësaj legjislature. Ai u miratua ne kuvend ne 30 prillin e 2015 dhe sipas nenit 44 te tij deri ne maj te vitit te shkuar duhej te ishte ngritur autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit.Deri ne fund te muajit korrik e gjithe arkiva e ish-sigurimit te shtetit duhej te kishte kaluar nga ministra i brendshme, e mbrojtjes dhe shish ne duart e këtij institucioni. Por kane kaluar 18 muaj nga miratimi i ligjit dhe vetëm tani po ngrihet institucioni qe do te hape dosjet e ende nuk dihet se kur do te nise realisht zbatimi.