TIRANE -Kuvendi i kërkon Sali Berishës të paraqitet si dëshmitar në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ-it.
Dy letra i janë dërguar ish kryeministrit për të qenë i pranishëm në komision, një nga sekretarja e përgjithshme e kuvendit Albana Shtylla dhe një nga kryetari i Komisionit Taulant Balla.