Ora News – PS kundër LSI-së për listat e hapura

2017-02-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformës Zgjedhore, socialisti Taulant Balla, pas takimit me përfaqësues të dhomës zgjedhore hodhi poshtë mundësinë e aplikimit të listave të hapura në zgjedhjet e ardhëshme. Balla tha se ky propozim nuk është pjesë e planit të punës për reformën zgjedhore dhe as rekomandim i OSBE-së.
Tirane- Edhe pse listat e hapura janë propozimi kryesor i gjithë partive të vogla përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe çdo shoqate që monitoron zgjedhjet, Bashkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, socialisti Taulant Balla hodhi poshte çdo mundësi për aplikimin e një sistemi të tillë. Pas takimit me dhomën zgjedhore të cilët dorëzuan një dokument të plotë me propozime, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, shprehu gadishmërinë për ta bërë propozimin pjesë të tryezës, por Balla ishte i prerë në qendrimin kundër.
Oerd Bylykbashi: Të gjenden zgjidhje praktike të besueshme dhe funksionale dhe jo thjesht propozime që duken mirë mbi letër dhe në fund fare kanë efekt pak ose mundet të çojnë në drejtim që procesi zgjedhor të mos ketë besueshmërinë finale.
Balla: Nuk është në mandatin e këtij komisioni të shqyrtojë rekomandime që nuk bëjnë pjesë në zgjedhjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2015. Është çështje e administrimit që komplikon procesin dhe nuk bën pjesë në çështjet që do të diskutojmë në këtë komision
Teksa i mbylli derën listave të hapura, Balla mbështet propozimin për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe krijmin e kushteve për votimin e emigrantëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-lsi-se-per-listat-e-hapura/