Serish miliarda për Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skandalet me Rrugën e Kombit, nuk kanë të sosur. Sikur të mos mjaftonte fakti që tenderi për dhënin e saj me koncesion u përfshi nga hije të forta dyshimi, për paracaktim të fituesit, qeveria sërish planifikon të shpenzojë për këtë vepër publike nga buxheti i shtetit. Edhe pse kemi një fitues, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 1.2 miliarde lekë për këtë rrugë. Burime nga ministria, thonë se janë kontrata të lidhura në vite për realizimin e investimit, i cili u mor në dorëzim i papërfunduar. Por kjo situatë duket absurde teksa koncesionari i ri, ka si detyrë të investojë, por edhe të mirëmbajë rrugën. Pikërisht, ky fakt është bërë edhe objekt diskutimi në Komisionin e Ekonomisë. Aktualisht, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transportit, ka nisur negociatat për të lidhur kontratën me konsorciumin shqiptar, që Komisioni i Prokurimit Publik shpalli fitues. Ndërkohë, paralelisht me këtë situatë, konsorciumi turk, fituesi i parë i këtij tenderi është në proces gjyqësor, me shtetin.