http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ne Bruksel, ne nje mëngjes pune, iniciuar nga grupi i miqve te Shqipërisë, ka marre sinjale pozitive mbështetjeje per hapjen e negociatave ne takimin e Këshillit Evropian ne mes te dhjetorit. Sipas kreut te qeverise, vendet anëtare kane dhënë vlerësime per progresin e Shqipërisë. ?Me shumë kënaqësi dhe pse jo, edhe me krenari, dëgjuam fjalë shumë të mira realisht mbi një raport progresi që është një dokument voluminoz, shumë pozitiv për Shqipërinë. Dëgjuam gatishmërinë e të gjitha vendeve për ta mbështetur në Këshillin Europian të dhjetorit, rekomandimin e komisionit. Është një proces që tanimë është pa kthim. Shqipëria do t?i çelë negociatat, na duhet një periudhë përgatitore dhe për këtë ne e diskutuam, jo vetëm nga ana jonë, por edhe nga ana e Komisionit. Një proces vlerësimi, ndërkohë që patjetër na duhet të fillojmë dhe me zbatimin e ligjit të vettingut që le të themi është premisë e mirëkuptuar apo kushti i vetëm që ka Shqipëria. Nuk dëgjuam asgjë nga ato që iu propagandohen kot më kot, orë e çast, njerëzve në Shqipëri nga kazani i broçkullave që ziejnë çdo ditë?.Ashtu siç është konfirmuar edhe ne rekomandimin e Komisionit Europian, kushti i vetëm per negociatat mbetet vetingu.?Është shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave. Ajo që u tha këtu është edhe fakti që ne kemi bërë një reformë kaq rrënjësore dhe kaq shumë të duartrokitur botërisht, saqë parafytyroni që vendet që po negociojnë ndërkohë, Mali i Zi apo Serbia, në kapitujt e drejtësisë duhet të bëjnë disa prej gjërave që ne ndërkohë i kemi bërë, nga pikëpamja e legjislacionit?.Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, deklaroi se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave ne dhjetor.?Jemi shumë të kënaqur për nismën e promovuar nga Austria dhe Italia, miq të Shqipërisë. Qëllimi është që në dhjetor të kemi një vendim të Këshilli i Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mendoj se në Shqipëri janë bërë shumë reforma dhe shumë progres. Progresi i reformave në Shqipëri, konkluzioni i përbashkët në tryezën ?Miqtë e Shqipërisë?. Ky është një lajm i mirë për procesin?.Ndërsa kryediplomati austriak Sebastian Kurz u shpreh se me reformat e nisura, Shqipëria ka marre rol udhëheqës ne rajon.?I jemi mirënjohës Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne.?Më herët në një postim në Facebook kryeministri shprehu nje falënderim të veçantë për shefen e diplomacisë europiane Federica Mogerini dhe për komisionerin Johannes Han, duke i cilësuar dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces.