Tahiri: Jo gjendjes së jashtëzakonshme - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e opozitës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve, nuk pranohet nga qeveria. Ministri i Brendshëm, Saimir tahiri, tha se Partia Demokratike është mësuar te beje politike me fatkeqësitë e njerëzve. ?Unë nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve, duke u përpjekur të prodhojë politikë mbi kapriçot e natyrës apo mbi fatkeqësinë e njerëzve për çdo lloj arsye. Unë i bëj thirrje opozitës në qoftë se ka energji pozitive të bashkohet me ne për të ndihmuar qytetarët që sot kanë nevojën tonë. Bashkë me ne është bërë shoqëria civile, bashkë me ne janë bërë sipërmarrës që na kanë ndihmuar për t?iu gjendur pranë banorëve të përmbytur. Unë besoj dhe opozita ka mundësinë të bashkohet me ne dhe të ndihmojmë të gjithë bashkë ata që kanë më shumë nevojë sot?, tha ministri Tahiri.Teksa mori pjese ne ndarjen e ndihmave per familjet e dëmtuara nga moti i keq ne Fushe Kruje, ministri tha se qeveria po monitoron situatën.?Ne po bëjmë çmos të evidentojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme, zonat e nxehta, t?i gjendemi banorëve pranë dhe t?i mbështesim me të gjitha mundësitë që ka shteti dhe shoqëria sot, sepse është shumë e qartë çdo krizë e përballojmë bashkë. Të bëjmë investime të tilla që përmbytjet të mos përsëriten. Qeveria është duke monitoruar situatën për të parandaluar pasoja të veçanta, ashtu siç po bëjmë sot, janë plan të gjerë investimesh për të ardhmen që do të sjellë instrumente të atillë që të mos përmbyten më në këtë rajon dhe në gjithë Shqipërinë?.Qeveria ne bashkëpunim me pushtetin vendor, po planifikojnë investime qe shmangin përsëritjen e përmbytjeve.