Burg vrasësit të parukieres Alfred Nikolli - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Jam i tronditur?. Kjo ishte fjala e vetme e thënë para trupit gjykues nga Alfred Nikolli, i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka në Lezhë, paraditen e së premtes. Nikolli, i cili rezulton me dy emra Alfred dhe Bardhok, mbërriti në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie.Ai u paraqit i vetëm para trupit gjykues që kryesohej nga gjyqtari Jak Ndoka, ku u njoh me masën e sigurisë ?arrest me burg?. Në sallën e gjyqit nuk kishte asnjë familjar të të akuzuarit dhe as të viktimës. Burimet bënë me dije se edhe avokati Aleksandër Përlesi, ka pranuar vendimin e kërkuar nga Prokuroria, duke vlerësuar të drejtë arrestimin si dhe masën e sigurisë me burg. 28-vjeçarja, pronare e sallonit të bukurisë me emrin ?Eva?, ndërroi jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa Autori u arrestua 5 orë pas krimit në një zone rurale të Mirditës.