KURBIN-Rezervuari i Zhejes në Kurbin rrezikon përmbytjen e dy fshatrave në këtë zonë.
Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në këtë ujëmbledhes të arrijë në piken kritike, ndërkohë që shkarkuesit kanë dalë jashtë funksioni për shkak të amortizimit të tyre.
Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë dëmtim të diges në disa vende, duke vënë në rrezik çarjen e saj.