MIRATIMI I LIGJIT TË MBETJEVE, REAGON LULZIM BASHA

2017-02-22 0

Miratimi I ligjit për importin e mbetjeve me 63 vota pro nga Kuvendi i Shqipërisë ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrejtin social Facebook, Basha thotë se kjo është një prove e qartë se Rama e Ka braktisur opinionin publik. Miratimi i ligjit të plehrave është një tjetër provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës. Ky ligj i miratuar në kushte kur kishte dhe ka një vullnet të qartë popullor kundra tij është bërë vetëm për një arsye: për interesa korruptive dhe kriminale. Mbasi e miratoi pabesisht ligjin, tashmë Rama ka filluar një fushatë manipulimi, kërcënimi dhe keqinformimi të publikut për t?i detyruar njerëzit të mbyllin gojën dhe t?i nënshtrohen vullnetit të tij. Qeveria e tij nuk garanton dot as sigurinë ushqimore të produkteve që hyjnë në vend, por Rama do që ne të besojmë se ai do kontrollojë pleharat që ai do importojë. Loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrolln e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar jane të gatshëm të shiten për para.Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin. Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën., përfundon posimi i Bashës. Me datë 22 shtator pas një seance të stërzgjatur, Kuvendi votoi projektligjet e rendit të ditës, ku ishte dhe ai i mbetjve. Ligji u miratua me 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim. Kjo gjë solli edhe shumë protesta nga Shoqëria Civile.

Free Traffic Exchange