AKADEMIA, VLLAZNIA U-17 E NIS ME FITORE NDAJ KUKËSIT

2017-02-22 6

Dy ekipet e akademisë Vllaznia e kanë nisur me fitore sezonin e ri. Skuadrat kuqeblutë luajtën në transfertë ndaj Kukësit.

Vllaznia U-17 arriti që të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj kuksianëve. Trajnerët Haris Lika dhe Altin Xhahysa që drejtojnë këtë ekip, kanë hedhur në fushë këtë formacion: Qarri, Leka, Isufi, Sekja, Hoxha, Qardaku, Boriçi, Serjani, Lisaj, Mehja, Kulla. Fillimisht ka kaluar në avantazh ekipin mesfushori Hoxha me një gol të bukur pas një goditje diagonale brenda zonës. Në këtë përballje ka "vulosur" fitoren Kulla me shënimin e golit të dytë duke realizuar me kokë. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17 i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të ri. Ndeshja e radhës do jetë sërish në transfertë këtë radhë ndaj Partizanit. Me fitore e ka nisur kampionatin edhe Vllaznia U-19. Të rinjtë kanë luajtur në Kukës ndaj skuadrës vendase dhe takimi është zhvilluar në stadiumin "Zeqir Ymeri". Futbollistët e rinj shkodranë e kanë dominuar takimin duke fituar 3-1. Trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi aktivizuan: Bajri, Rahova, Tahiraga, Miloti, Dallnesi, Hysenaj, Brahimi, Parubi, Pusi, Dyca, Kruja. Vllaznia luan me 10 futbollistë që në minutën e 3? sepse ?..ndëshkohet me karton të kuq pas një goditje ndaj kundërshtarit. Në pjesën e parë shënohen dy gola, fillimisht me anë të Hysenajt që realizon një gol të bukur teksa portieri nuk arrin ta ndal. Për shkodranët golin e dytë e realizon Parubi sërish me një goditje standarte që kthehet në gol. Në pjesën e dytë Hysenaj realizon edhe golin e tretë por këtë herë duke surprizuar me një super gjuajtje. Goli i kuksianëve në fund vlen vetëm për statistikë. Kështu edhe të rinjtë marrin një fitore duke e nisur mbarë sezonin.