Kosova tjetër humbje në eliminatore - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Humbja e trete radhazi per Kosovën ne eliminatoret e botërorit ne grupin I ketë here ndaj Turqisë. Ne ?Antalia Arena?, vendasit fituan me rezultatin 2-0 duke arritur fitoren e pare pas dy barazimeve dhe 1 humbje. Një pjese e pare e mire per kombëtaren me te re qe arriti ta mbyllte pjesën e pare me rrjeta te paprekura. Por me fillimin e pjesës se dyte Kosova pësoi dy gola ne harkun kohor te 4 minutave. Fillimisht ne minutën e 51 ishte Burak Yilmaz i cili zhbllokoi rezultatin. Ndërsa ne minutën e 55 Volkan Sen dyfishoi shifrat, një rezultat i cili nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit. Grupin I vazhdon ta kryesoje Kroacia pas fitores 2-0 ndaj Islandës. Heroi i mbrëmjes per kroatet Brozovic autor i dy golave nga nje per çdo pjese. Fillimisht futbollisti i Inter gjeti rrjetën ne minutën e 15, ndërsa vulosi fitoren ne minutën e pare te shtesës. Qëndron Ukraina qe arriti nje fitore minimale ne shtëpi 1-0 kundër Finlandës. Goli i vetem per vendasit u shënua nga Kravets ne minutën e 24. Ne renditjen e përgjithshme kryeson Kroacia me 10 pike e ndjekur nga Ukraina me dy pike me pak. Islanda mban vendin e trete e ndjekur nga Turqia ndërsa ne fundin e tabelës jane Finlanda dhe Islanda me vetëm 1 pike.