Kandidati i majtë për bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo i shoqëruar edhe nga ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi dhe sekretarja për Rininë në PS Elisa Spiropali, ka vijuar takimet elektorale me të rinjtë e kësaj zone.
Ministri Klosi, i bindur në fitoren e kandidatit të majtë, deklaroi se bashkia e Ilia Stefos do të jetë një bashki sociale që i shërben njerëzve në nevojë. Ai u shpreh se ?Rilindja Urbane? po e transformon Ersekën.
Për Ilia Stefon këto zgjedhje janë një mundësi për ta shndërruar Kolonjën në një qytet evropian. Rinia do ta shndërrojë Ersekën, deklaroi kandidati i PS.