Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, mori pjesë në fushatën elektorale të kandidatit të majtë për Bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo, ku fokusi ishin politikat për të rinjtë.
Stefo tha se të rinjtë janë ata që mund të japin një frymë tjetër për Kolonjën dhe gjithë Shqipërinë, duke premtuar politika mbështetëse për ta.
Stefo: Unë kërkoj mbështetjen tuaj, sepse jeni ju që do ta shndërroni Ersekën. Në qoftë se e doni Kolonjën siç e kanë dashur të parët tanë, ne duhet të punojmë shumë për të.
Klosi: Ne po vijmë në Ersekë me një rrugë fantastike që po bëhet, që do ta reduktojë shumë stresin e rrugës nga Korça në Ersekë. Pastaj, me rrugën që po bëhet nga Korça në Pogradec, nga Pogradeci drejt Tiranës. Distanca do të shkurtohet shumë. Vijmë këtu me projektin e mrekullueshëm të Rilindjes Urbane në mes të qytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stefo-te-rinjte-force-per-te-ndryshuar-vendin/