Basha: Në rafinerinë e Ballshit 10 mln euro fitimi, afera më e re e Ramës

2017-02-22 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rafineria e Ballshit është afera më e re korruptive e Edi Ramës.
Deklarata bëhet nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me drejtues të strukturave të Partisë në Mallakastër dhe Patos, duke theksuar se Edi Rama tha miqtë e tij nxjerrin miliona euro nga nafta në muaj, ndërsa naftëtarët sipas kreut demokrat, marrin paga qesharake.
Duke marrë shkasë nga aksidenti i fundit në këtë rafineri ku humbi jetën një shtetas, Basha tha se punëtorët punojnë në kushte minimale sigurie.
Basha: Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim ti shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar. Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën 500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë.
Beteja që kemi përballë, theksoi zoti Basha është përmbysja e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila do te beje gjithcka qe te mbroje miliardat qe ka perfituar buxheti i shteti, krimi dhe droga.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-rafinerine-e-ballshit-10-mln-euro-fitimi-afera-me-e-re-e-rames/

Free Traffic Exchange