Report TV - Roland Tasho ekspozon fotot e 300 personaliteteve të diasporës

2017-02-22 0

Fotografi i njohur Roland Tasho rikthehet në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitën ?Flas shqip?.

Ekspozita ka në fokus personalitete të Diasporës shqiptare ndër vite.

Gjatë ceremonisë së hapjes ishin të pranishëm ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati

Ministrja Kumbaro u shpreh se përmes kësaj ekspozite mund të shohim më mirë sesi Diaspora shqiptare është integruar kulturalisht duke vijuar të flas Shqip.

Ndërsa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se kjo ekspozitë është jo vetëm një pasqyrim i personaliteteve por edhe i vendeve ku ata punojnë e jetojnë.

Free Traffic Exchange