Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një sërë problematikash në të gjithë territorin e Qakut të Lezhës. Për të riparuar dëmet e shkaktuara, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë.
Janë rreth 200 forca ushtarake, sëbashku me mjete të rënda, të cilët prej disa ditësh janë dislokuar në Lezhë, duke punuar për rikthimin e normalitetit në shumë zona ku janë konstatuar probleme.