Vetëm 9 muaj pas arrestimit dhe më pas lirimit të biznesmenit të kompleksit ?White Hause? Fejzo Zekaj, njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka nisur hetimet për pastrim parash ndaj tij dhe nënës pensioniste Tefta Zekaj. Ky hetim pason atë të vitit 2010-2011, kur Zekaj dhe kompania e tij ?F.Z. Construction? hetoj nga prokuroria për pastrim parash.
Në atë kohë prokuroria u vendos përballë dilemës nëse ndaj Zekajt kishte apo jo një vendim përfundimtar nga drejtësia italiane dhe për të vërtetuar këtë nisi një letër-porosi drejt shtetit italian. Por nuk mori asnjëherë përgjigje, ndaj vendosi pushimin e procedimit penal më 27 qershor 2011 për shkak të mungesës së provave. Zekaj u mundua të mbyllte përfundimisht këtë çështje duke i kërkuar gjykatës që të vërtetonte se fakti i pastrimit të parave nuk ekziston, por kërkesa e tij është rrëzuar.