Basha: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

2017-02-22 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi zonën e Spitenit në Lezhë për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.

Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka braktisur qytetarët. Ai kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet.