Mbështetësit kuqezinj janë ata që po vuajnë më shumë nga masat, pasi duhet të qëndrojë në stadium për disa orë para ndeshjes duke shpresuar mos të ketë reshje shiu.
Aktualisht nuk ka reshje shiu në Elbasan dhe shpresojmë që të mos ketë deri në përfundim të ndeshjes.
Tifozëve u lejohet në stadium vetëm një mushama për shiun dhe asgjë tjetër.
Por, pavarësisht kushteve dhe masave të forta, tifozët kuqezinj të veshur me simbolet kombëtare kanë ndezur atmosferën në stadiumin 'Elbasan Arena'.