http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te përvjetorit te pare te sulmeve terroriste qe goditen Parisin, te pranishmit ne ?Stade de France? per ndeshjen e futbollit mes Francës dhe Suedise jane ndalur per nje minute heshtje ne nderim te 130 viktimave te atentateve. I pranishëm ne tribune presidenti Hollande kujtoi sesi ishte i pranishëm ne te njejtin stadium ne kohen kur shpërthyen tre bomba ne afersi te tij, duke vrare nje person, shoferin Manuel Diaz.
?Ne duhet të kujtojmë 130 të vrarët e qindra të plagosurit. Duhet të kujtojmë së pari jetët e humbura, por edhe për ata që mbijetuan dhe në emër të të cilëve ne duhet të kalojmë në veprim, duhet të inkurajojmë, të mbështesim e të tregojmë solidaritet. Nëse jemi të fuqishëm, nëse ka unitet mes nesh, atëherë do ta mposhtim terrorizmin.?
Një vit pas sulmeve te marra përsipër nga ISIS, hija e terrorit vazhdon të mundojë francezët. Kujtimet e tragjedisë që nisi nga ?Stade de France? për të vazhduar me masakrën në sallën e koncerteve Bataclan, e disa bare dhe restorante, janë ende shumë të gjalla, ashtu siç është dhe frika e një përsëritjeje të ngjarjes së rëndë. E diela shënon përvjetorin e pare te tragjedisë dhe autoritetet kane shtuar masat e sigurisë, duke qene se ne gjithë Francën do te zhvillohen ceremoni te ndryshme përkujtimore.