Manjani: S’ka forcë ta ndalë vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ka bere thirrje gjyqtareve e prokuroreve te mos zvarrisin proceset, por te bëjnë detyrën duke dhënë drejtësi. Në një takim me shoqatën e avokatëve penalistë, Manjani tha se askush nuk mund ta ndalë Vetting-un.
?Thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve, i kanë borxh kushtetues çdo qytetari që të paraqiten në gjyq dhe të hetohen shpejt. Vetting do të ndodhë dhe nuk ka forcë ta kthejë. Gjykata Kushtetuese ka forcë ta shtyjë pak, por Vetting do të ndodhë?.
Edhe avokatët kane kritikuar Gjykate Kushtetuese, duke e akuzuar per bllokim te vetingut.
Saimir Vishaj: Nuk e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për Vettingun. Ka shumë gjyqtarë të ndershëm, por ka edhe nje pjesë të kalbur. Ne si avokat jemi pro Vetting dhe të bëhet sa me shpejt.
Te premten, kryeministri Rama i beri thirrje Gjykatës Kushtetuese te çlironte sa me pare ligjin per venttingun, per t?i hapur rruge zbatimit te reformës ne drejtësi.