http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është hera e pare qe periudha parazgjedhore dominohet nga debati se me ke do beje koalicion Partia e drejtuar nga Ilir Meta, por per demokraten Majlinda Bregu, ky nuk duhet te jete shqetësimi i opozitës. Ne emisionin ?Kapital?, ne ?Vizion Plus?, Bregu ka sqaruar se ende nuk ka asnjë diskutim ne strukturat e PD per aleance parazgjedhore me LSI, por Partia Demokratike ne gjykimin e saj si strategji elektorale, duhet te shohë thjesht aleancën me qytetaret dhe hapjen e partisë.
?Unë dua qe PD te ketë aleance me qytetaret dhe PD te kërkojë aleance nga te gjithë figurat e Partisë Demokratike qe sot mund te mos jene ne PD, qe janë larguar per një arsye apo për nje tjetër. Te ketë një strategji te qarte per te afruar grupet e interesit, te cilat ne fakt kane qene shtylla e programit te PD.?
Po çfarë mendon Mjalinda Bregu per Lulzim Bashen, a është ai nje lider frymëzues?
-Lulzim Basha, kryetari i PD, mendoni ju se është figura me frymëzuese e opozitës?
?Lulzim Basha ka sfidën e vet politike. Dhe me mire se sa e bën ai analizën besoj me veten çdo dite para pasqyrës; nuk ia ben askush tjetër.?
Ndërsa ne lidhje me vendimin e Këshillit Europian, Kryetarja e Këshillit te Integrimit ka theksuar se nuk beson se ndonjë nga vendet anëtare, do te vendose veton kundër Shqipërisë, përfshi këtu Greqinë.
?Edhe problemet te cilat janë probleme te mbartura dhe çështje te cilat janë problematike sikurse është çështja e Çamërisë, ka mundësi te diskutohen dhe te zgjidhen me dialog. Por nuk shoh te ketë ndonjë problem tjetër per te nxitur veton e Greqisë ne vendimin e Këshillit Europian te dhjetorit.?
Bregu ka theksuar se nisur nga eksperienca e saj me Brukselin, hapja e negociatave do te behet vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve parlamentare.