http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur forcat e policisë arrestuan Mario Ribaj, i dyshuari kryesor per vrasjen me arme te 23-vjeçarit Fabjon Veizaj në Vranisht te Vlorës. I riu u qellua nga bashkëmoshatari i tij dhe shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë shitja e një automjeti. Sipas policisë, viktima ishte në banesë dhe u telefonua nga autori i ngjarjes me te cilin kishte shoqëri. Ribaj i kishte shitur makinën Veizajt dhe ky i fundit nuk i ka dhënë paratë, për të cilat kishin rënë dakord më herët. Mësohet se dy të rinjtë, kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin një natë para krimit. Gjithçka mendohej se ishte mbyllur, por mesditën e së premtes Veizaj është përballur me breshërinë e plumbave te kallashnikovit para derës së shtëpisë ne fshatin Vranisht. Ne pranga te uniformave blu përfundoi edhe Endri Pango, i cili dyshohet se ndihmoi të largohej nga vendi i krimit, autorin Ribaj.