http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump rishikon qëndrimin e tij per nje nga premtimet kryesore te bera gjate fushatës, ate per reformën e paraardhësit te tij Obama ne shëndetësi. Rrëzimi i plote i ligjit të 2010-s, qe sipas tij ishte nje goditje per gjithë sistemin shëndetësore, ishte një nga premtimet e hershme te republikanit. Por tani, ne nje interviste per ?Wall Street Journal?, Trump eshte shprehur se dy shtyllat kryesore te ligjit do te qëndrojnë dhe do te kete rishikime te vogla, per ta bere paketën sa me efektive. Republikani ka pranuar se ishte takimi i tij me presidentin Obama ditën e enjte qe e beri ta rimendoje serish premtimin e bere. I pyetur se çdo te beje me rivalin e tij Hilari Klinton, per te cilën kishte premtuar se do t?i caktonte nje prokuror special per te hetuar çështjen e e-maileve, Trump dha kete përgjigje:
?Kjo është diçka per te cilen nuk jam menduar gjate. Gjerat kryesore qe dua te zgjidh është sistemi shëndetësor, punësimi, kontrolli i kufijve dhe çështjet e taksave. Hilarry me telefonoi per fitoren dhe une e vlerësoj shume kete. Ajo është nje grua shume e forte dhe e zgjuar.?
Gjate fushatës, Trump nuk kishte lene fjale pa thene per rivalen e tij demokrate, duke e cilësuar ate te korruptuar, te paqëndrueshme mendërisht dhe nje gënjeshtare te pacipe. Me sa duket vetëm hyrja ne Shtëpinë e Bardhe, pa marre ende zyrtarisht frenat e pushtetit, e kane bere Tramp ta shohë boten ndryshe nga fushata.