Report TV - Vrasja e parukieres në Lezhë, autori: E qëllova se më ofendoi

2017-02-22 12

LEZHE-Xhelozia, duket se kanë qenë arsye e vrasjes së parukieres Etleva Ndoka, një ditë më parë në qytetin e Lezhës.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se autori i krimit Alfred Nikolli, deri pak kohë më parë ka patur lidhje intime me viktimën.

Kërkesa e kësaj të fundit për t?u ndarë duket se është bërë shkak që midis tyre të lindin konfliktet, pasi 31-vjeçari nuk e kishte pranuar një gjë të tillë.