Policia ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 26 kg marijuanë, në portin e Durrësit. Blutë kanë arrestuar Bajram Myftarajn, 23 vjeç, banues në Tiranë si posedues i lëndës narkotike.
Arrestimi i 23-vjeçarit ka ardhur pas kontrollit në autmojetin e tij Renault me targa AA 277 PF, ku u gjet dhe lënda narkotike e ndarë në 94 pako.