Ora News – “Ëndrra e doktorit”, Besnik Mustafaj provokon e satirizon përmes groteskut

2017-02-22 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besnik Mustafaj ka provokuar fort në librin e tij të fundit ?Ëndrra e doktorit?. Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.
Mustafaj: Besoj se është gjithëkohësia shqiptare në raport me problematikën që mbart doktor Adhamudhi.
Po kush është Doktori me ëndrra? Për autorin lidhja e personazhit me një emër konkret do të ishte ngushtim i pamjes. Nësë e lidhni me Sali Berishën, Mustafaj është i aftë të gjejë analogji më të fortë me Edi Ramën.
Mustafaj: Asosacionin shumë më të qartë e gjeni në njjë intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë Kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia.Në këtë kuptim i gjen kudo dhe do të ishte ngushtim i pamjes nëse do të mbetej vetëm tek Doktori, Kardiologu.
Përmes groteskut gati të pashpirt, Mustafaj prek temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.
Mustafaj: Elita drejtuese, udhëheqëse shqiptare ka pasur një këmbëngulje shumë të madhe për ti përqëndruar tek vetja edhe lavdinë, edhe të kaluarën, edhe të ardhmen, edhe paranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/endrra-e-doktorit-besnik-mustafaj-provokon-e-satirizon-permes-groteskut/