Artistët koreanë kanë performuar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë me rastin e festimit e të 25 vjetorit të marrëdhënieve Kore e Jugut ? Shqipëri.
Këto këngë të bukura dhe kjo muzikë tradicionale dëgjohen për herë të parë në Teatrin e Operës. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Republikës së Koresë zoti Ahn YOUNG-JIP, i cili pasi çeli koncertin theksoi se mes dy vendeve tona ka ende shumë gjëra të përbashkëta për të bërë.