Përballja me Shqipërinë, Trajneri i Izraelit : S’është vendimtare, barazimi rezultat i mirë

2017-02-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk është një ndeshje vendimtare- kështu e ka përcaktuar përballjen ndaj Shqipërisë trajneri i përfaqësueses së Izraelit, Elisha Levi. Tekniku 58 vjeçar pranoi se edhe barazimi është një rezultat mëse i kënaqshëm për ekipin e tij, ndërkohë kapiteni Zahavi deklaroi se lojtarët e Izraelit janë mësuar me masa të rrepta sigurie.
Izraeli ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë dhe renditjen momentale të grupit G dhe duket se për vendin e tretë dueli do të jetë mes kuqezinjve dhe bardhebluve. Megjithatë pavarësisht këtij fakti trajneri i kombëtares izraelite Elisha Levi nuk e sheh si vendimtare përballjen ndaj Shqipërisë, teksa shton se barazimi do të ishtë një rezultat mëse i pranueshëm për skuadrën e tij.
?Jemi me pikë të barabarta me Shqipërinë , por nuk mendoj se kjo sfidë do të jetë deçizive për fatin e të dy ekipeve në këto eliminatore, pasi ka ende shumë ndeshje për tu luajtur. Natyrisht e vlerësojmë shumë kombëtaren shqiptare sidomos pas kampionatiti europian ku ata zhvilluan një paraqitje pozitive, dhe pa diskutim e kemi studiuar lojën e tyre. Sigurisht ne nisemi në cdo ndeshje me mendimin për të fituar, por nëse Shqipëria është e gatshme të ndajë një pikë me ne, e pranojmë me shumë kënaqësi. Do mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.?

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/trajneri-i-izraelit-ndeshja-me-shqiperine-nuk-eshte-vendimtare/

Free Traffic Exchange