Shkodër, përplasje për duhanin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-22 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i antikrimit ekonomik ne Shkodër, Pjerin Lazri, nxjerr pistoletën dhe kërcënon tregtaret e duhanit. Tregtarët janë përplasur me inspektoret e doganës dhe punonjësit e policisë, pas nje aksioni blic për sekuestrimin e duhanit. Për të disatën herë, doganat kanë zbarkuar ne lagjen Rus te Shkodrës per t?u marre mallin fermerëve me argumentin se e tregtojnë ate ne shkelje te ligji. Por këtë here, ata jane përballur me rezistencën e shitësve, të cilët tentuan të rimerrnin sasinë e duhanit. Situata ka degjeneruar ne përleshje dhe pikërisht në momentin që pakot u vendosen në makinën e antikontrabandës, tregtarët mësynë, për ta rimarrë atë dhe me pas e hodhën mallin ne drejtim te inspektoreve. Ne konflikt është përfshire edhe shefi i antikrimit ekonomik. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohe, drejtoria e doganave ne nje njoftim shpërndare mediave, thotë se veprimet e punonjësve te saj janë tërësisht ne përputhje me ligjin. Doganat i bëjnë thirrje pushtetit vendor, qe te mos te mos lejoje tregtimin e mallrave te akcizës ne vende te pamiratuara. Nuk ka munguar edhe reagimi i opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike e konsideron ngjarjen mjaft te rende. Sipas Lulzim Bashes, Edi Rama dhe banda e tij jane shkelësit me te mëdhenj te ligjit.