Presidenti i Republikës do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.
Por ashtu sikur Televizioni Klan kishte mësuar një javë më parë, Kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm.
Kreu i qeverisë ka fluturuar drejt SHBA, ku në orën 06:00 me orën lokale të New Jork -ut, do të çelet ekspozita e tij personale me piktura, në galerinë Marian Goodman, siç është njoftuar prej javësh në faqen zyrtare të Galerisë njujorkeze.