Policia e Doganat përplasen me shitësit e duhanit

2017-02-22 1

Ka përfunduar në përplasje fizike një aksion i Antikontrabandës së Doganës së Shkodrës kundër shitësve të paligjshëm të duhanit në këtë qytet.

Në këtë aksion, punonjësit e Doganave shoqëroheshin edhe nga Sektori i Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Shitësit e duhanit kundështuan me forcë sekuestrimin e sasive të duhanit dhe sulmuan makinën e doganave në momentin që punonjësit e Antikontrabandës tentuan të largoheshin sëbashku me mallin e sekuestruar.

Shefi i Krimit Ekonomik të Shkodrës, për të ndalur sulmin, ka nxjerrë pistoletën.

Megjithatë, shitësit e duhanit nuk janë ndalur dhe kanë qëlluar me pako duhani dhe me sende të tjera punonjësit e doganave dhe të policisë.

Kjo nuk është hera e parë që shitesit e duhanit përplasen me Doganat dhe me Policinë për shkak të aksioneve të Antikontrabandës.

Free Traffic Exchange