Ora News – Vendimi për negociatat, Calavera: Shansi në duar të politikës shqiptare

2017-02-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Intervista e Drejtores së Informacionit në RTV Ora News me Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Fqinjësinë dhe Negociatat për Ballkanin Perëndimor
Intervista
Shqipëria është ylli i ditës për Ballkanin Perëndimor.
Sot, sigurisht, ne në këtë zyrë jemi shumë të lumtur për lajmin e mirë që kemi për Shqipërinë, sepse është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian ka rekomanduar që të hapja e negociatatve të anëtarësimit për Shqipërinë të vihet në tryezën e diskutimeve të vendeve anëtare. Dhe sigurisht për ne në këtë zyrë që jemi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor është një ditë gëzimi dhe feste në këtë moment historik kur po ecim përpara në agjendën tonë të përbashkët për t?iu afruar Bashkimit Evropian.
Siç u tha edhe nga Komisioneri Hahn rekomandimi është me kusht, varet nga progresi konkret dhe i prekshëm në zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe në veçanti ligjit të vetingut. Cilat janë saktësisht pritshmëritë tuaja?
Mendoj se përbën një mesazh shumë të rëndësishëm dhe jam shumë e lumtur që ma bëni këtë pyetje sepse sigurisht tashmë është tepër e rëndësishme të punohet në mënyrë intensive për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Kjo sepse ky proces është i rëndësishëm për të nisur rrënjosjen e shtetit ligjor në vend dhe kjo është dhe ajo që presin vetë shqiptarët. Por gjithashtu edhe sepse një gjë e tillë do të na mundësojë të vazhdojmë përparimin drejt marrjes së vendimit për përcaktimin e një date për çeljen e negociatave.Dhe ky kusht lidhet realisht me tre aspekte:Sigurisht, ne tani po e shohim Shqipërinë të përgatisë gjithë paketën e ligjeve që janë të nevojshme për të shoqëruar aspektet ligjore të reformës së drejtësisë. Pastaj do të shohim konkretisht institucionet e nevojshme që do ta shoqërojnë këtë proces vetingu. Por në fund, ajo që duam të shohim janë rezultatet e prekshme. Ne duam të shohim që gjyqësori të reformohet konkretisht. Pra, këto janë kushtet që kemi. Ne duam ta shohim atë proces të lëvizë nga legjislativi, te ngritja e institucioneve dhe deri te nisja e procesit konkret të vetingut të gjyqtarëve në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-per-negociatat-calavera-shansi-ne-duar-te-politikes-shqiptare/