Një numër i konsiderueshëm i objekteve të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin apo në zona të mbrojtura nuk do të legalizohen.
Fakti është bërë nga kreu i Aluiznit, Artan Lame në komisionin e Veprimtarive Prodhuese i cili ka thënë se ka një numër të madh objektesh për të cilat është duke u menduar edhe një zgjidhje, sidomos në objektet ku strehohen familje.
Nga ana tjetër, teksa ka raportuar në Komision, Lame ka ngritur edhe shqetësimin për ndërtimet e bëra në zonat e mbrojtura, por ka theksuar se pas legalizimit të objekteve do të nis faza e urbanizimit.