Report TV - 21 Janari, ja dëshmitari i parë për Byronë Kombëtare të Hetimit

2017-02-22 0

Ngritja e institucioneve të reja antikorrupsion, nën mbikëqyrjen dhe asistencën e amerikanëve dhe ekspertëve të Brukselit, ka rritur pritshmërinë për rihapjen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, për të cilat drejtësia aktuale, ka shpërfillur prova, ka dhënë vendime qesharake si dhe ka lënë jashtë hetimeve të implikuarit kryesorë.

Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në 21 Janar 2011, por që pushteti i atëhershëm e kërcënoi që të fshihte plagën, duke e detyruar që të kërkonte azil, shpreh gatishmërinë për t?u rrëfyer para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjithnjë nëse kjo e fundit do të hapë dosjen e 21 Janarit, për të cilën mazhoranca pretendon se nuk ka nisur ende drejtësia.