Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e djeshme me shumicë të thjeshtë prej 63 votash ligjin që lejon importin e mbetjeve urbane nga shtete të tjera. Nisma ligjore e propozuar nga PS dhe LSI trazoi ujërat dhe balancat politike brenda Kuvendit, duke bërë që një ligj i tillë i kontestuar fort, të kalonte me shumicë kaq të ulët, duke mos marrë as gjysmën e votave të anëtarëve të parlamentit (70 vota). Opozita nuk zhgënjeu në qëndrimin e saj, ku votat u ndanë në kundër dhe mospjesëmarrje në votim. Por më e larmishme situata ishte brenda mazhorancës.