Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 autorët e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në ish-bllok.
Burime nga policia bëjnë me dijë se dy nga të arrestuar janë identifikuar grabitësit e bankës dhe njëri prej të tjerëve është shoqëruar.
Në total u vodhen 200 milionë lekë dhe sipas policisë një pjesë e shumës së vjedhur është sekuestruar.
Për këtë ngjarje, pritet që në orën 19:30 të dalë në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.