Duke filluar nga data 25 gusht do të nisë shitja e librave. Sipas udhëzimit që ka firmosur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shitja e teksteve shkollore për sistemin parauniversitar do të bëhet nga data 25 gusht deri në 12 shtator.
Shitja do të bëhet nga vetë botuesit në ambientet pranë shkollave. Ministria e Arsimit thotë se botuesit kanë marrë masa që çdo nxënës të pajiset me libra, prandaj u bëjnë apel prindërve që brenda kësaj datë të blejnë tekstet e reja shkollore.
Shpërndarja e teksteve nuk do lejohet të bëhet nga mësuesit apo punonjësit e tjerë arsimore dhe për këtë qëllim, do të jenë distributorët ata të cilët do të dorëzojnë tekstet e reja tek nxënësit.
Në krahasim me një vit më parë çmimi i librave nuk ka ndryshuar. Kështu për një fëmijë i cili do të fillojë klasën e parë, librat do të kushtojnë 2 330 lekë. Më i shtrenjtë është çmimi i Abetares dhe Matematikës, të cilat kushtojnë 475 dhe 561 lekë ndërsa më pak kushton Edukimi për Shoqërinë.Çmimi i librave për klasën e parë
Abetare 369
Fletore Pune 208
Abetare (hap pas hapi) 475
Abetare Pune 234
Matematika 561
Dituri Natyre 286
Edukim për Shoqërinë 202
Totali 2330 lekë